Insajderi
Lajme

Serbia liron ish-ushtarin e UÇK-së, Mit’hat Llozani

Insajderi
28 April 2026 - 18:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Serbia liron ish-ushtarin e UÇK-së, Mit’hat Llozani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llozani, i arrestuar rreth tre muaj më parë nga Serbia, është liruar sot nga burgu në Beograd.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.

“Lajm i madh: Mithat Lozhani u lirua nga burgu në Beograd”, ka thënë shkurtimisht Koci.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, pati bërë të ditur se Lozhani ishte arrestuar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe se gjatë kontrollit trupor atij i ishte gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark