Insajderi
Lajme

Lumir Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do ta zgjedhë

Insajderi
28 April 2026 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lumir Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do ta zgjedhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftoj se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit.

Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk mund ta kuptojë pse kryeministrit Kurti po i pengon Vjosa Osmani.

““Po na çudit Albin Kurti pse nuk po ka dëshirë me qenë Vjosa Osmani presidente, duhet të na tregojë nëse i ka pas votat për Vjosa Osmanin. E ndoshta Kurti nuk do me zgjedh, por jam I bindur se populli I Kosovës ka me zgjedh””, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku i ktheu përgjigje edhe Kurtit për çështjen e nënshkrimeve.

“Nënshkrimet nuk dorëzohen te Lëvizja Vetëvendosje, sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk është subjekt ku ti duhet t’i dorëzosh nënshkrimet, po të ishte KQZ-ja ndoshta i kishim dorëzu, as Nagavci nuk është autoritet”.

Ai ka shtuar se tashmë është tepër e vështirë që në orët e fundit të ketë koordinim mes partive politike për çështje të rëndësishme, duke nënvizuar mungesën e dialogut efektiv.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark