Insajderi
Lajme

Kurti: Bisedova me Hatixhe Hoxhën, më tha se tërhiqet nëse LDK siguron 15 nënshkrime për kandidatin e tyre

Insajderi
28 April 2026 - 20:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Bisedova me Hatixhe Hoxhën, më tha se tërhiqet nëse LDK siguron 15 nënshkrime për kandidatin e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se kandidatja për presidente, Hatixhe Hoxha, ka shprehur gatishmërinë e saj nëse vijnë 15 nënshkrime me emrin e kandidatit për president nga ana e LDK’së.

Kurti këtë e tha në konferencën për media, të ftuar nga ora 20:00, duke shtuar se edhe nëse ju mungon LDK’së edhe ndonjë nënshkrim do t’ia plotësojë mazhoranca, shkruan Insajderi.

“Në këtë situatë, unë shumë jam përballur me interesime dhe pyetjet e juaja me listën e LDK-së me 15 nënshkrime që kishte daten e përdjeshit, por nuk kishte edhe emër sipër se për kë janë ato 15 nënshkrime. Unë kam komunikuar menjëherë me kandidaten profesoreshën Hatixhe Hoxha, me ç’rast ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK sjell 15 nënshkrime për kandidatin e saj, kushdo që është. Me atë rast, Lëvizja Vetëvendosje i plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera nga mazhoranca, dhe sonte ta zgjedhim presidentin e ri”, ka deklaruar Kurti.

“Përgjegjësia për t’i dhënë Republikës institucionet e plota, nuk është vetëm e fituesit. Nuk është vetëm e mazhorancës. Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konsittuimin e institucioneve në përmbushjen e të gjitha përgjegjësive tona, si pjesëmarrës dhe vendimmarrës, si përfaqësues të vullnetit qytetar. Andaj kemi bërë thirrje, kemi bërë propozime, kemi kërkuar takime, mirëpo nuk kanë qenë të suksesshme deri më tani. Asnjëra për fajin e Lëvizjes Vetëvendosje. Nata e mbrëmshme dëshmoi që Republika e Kosovës mund të ketë presidente të re, ajo është Doktorja Feride Rushiti, meqenëse në kuti dhe me votim të fshehtë i kishte 63 vota. Feride Rushiti  i ka votat për presidenten, ajo çfarë nuk është është kuorumi në Kuvend. Kuvendi nuk po ka kuorum”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark