Insajderi
Lajme

Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje

Insajderi
29 April 2026 - 00:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtarisht tashmë është shpërndarë legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës.

Pas konsumimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, në përputhshmëri me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Albulena Haxhiu bëri të ditur se është shpërndarë Kuvendi.

“Kjo seancë shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen sipas afateve kushtetuese”, tha ajo.

Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë presidentin, teksa kandidatet për presidente ishin Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark