Insajderi
Lajme

Abdixhiku: Vjosën e panë vetëm si kuorum, ne e pamë si presidente dinjitoze

Insajderi
29 April 2026 - 00:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: Vjosën e panë vetëm si kuorum, ne e pamë si presidente dinjitoze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u deklarua pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tha se Lëvizja Vetëvendosje e pa ish-presidenten Vjosa Osmani vetëm si kuorum, teksa LDK’ja ishte ajo që e shihte si presidente dinjitoze, shkruan Insajderi.

“Vjosën, Presidenten e deritashme, e panë vetëm si kuorum, si numër plotësues për Presidenten e tyre “karate”. Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës”, tha Abdixhiku.

“Ky është dallimi i madh mes nesh. Dhe këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës. Do ta zgjedhë vet. Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike”, shtoi ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark