Insajderi
Botë

“Mjaft me djem të mirë”, Trump paralajmëron të rinisë sulmet

Insajderi
29 April 2026 - 11:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mjaft me djem të mirë”, Trump paralajmëron të rinisë sulmet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit përmes një postimi në platformën “Truth Social”, duke i bërë thirrje Teheranit të veprojë sa më shpejt për një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

Me frazën “Mjaft me djem të mirë”, Trump publikoi një imazh simbolik ku shfaqet duke mbajtur një armë ushtarake, duke kritikuar Iranin për qëndrimet e tij.

“Irani nuk po e gjen dot rrugën e vet. Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të vijnë shpejt në vete!”, shkroi ai, duke paralajmëruar në mënyrë të tërthortë për pasoja nëse nuk ka progres diplomatik.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme midis Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me programin bërthamor të Iranit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark