Insajderi
Lajme

Ky është punëtori që vdiq tragjikisht sot në vendin e punës

Insajderi
29 April 2026 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është punëtori që vdiq tragjikisht sot në vendin e punës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë, ku një punëtor ka mbetur i vdekur në vendin e punës.

Viktima, është Beqir Vokshi, për vdekjen e të cilit, ende nuk dihen rrethanat e sakta.

Rastin për media e konfirmoi zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur edhe se rasti, më saktësisht ka ndodhur në fshatin Gllaviçicë.

“Një person ka rënë nga lartësia e një objekti ku ishte duke punuar. Pasi është dërguar në emergjencën e spitalit, aty është konfirmuar vdekja e viktimës nga mjeku. Policia dhe Prokuroria janë duke i zhvilluar hetimet e nevojshme”, ka thënë Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark