Insajderi
Lajme

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Pejë – deklarohen nga Prokuroria

Insajderi
29 April 2026 - 14:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Pejë – deklarohen nga Prokuroria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës gjatë ditës së sotme, ku një punëtor ka humbur jetën derisa ishte duke punuar.

Viktima është identifikuar si Beqir Vokshi, ndërsa rrethanat që çuan në këtë fund tragjik mbeten ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një punëtor i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë edhe shefi i drejtorisë rajonale të Pejës dhe hetuesit policorë, së bashku me Inspektoratin e Punës, duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai për Insajderin.

Trupi i pajetë i viktimës pritet t’i nënshtrohet procedurave të mjekësisë ligjore, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark