Insajderi
Lajme

PAMJE/ Konfiskon mbi 122 mijë euro të padeklaruara tek Dheu i Bardhë

Insajderi
29 April 2026 - 15:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PAMJE/ Konfiskon mbi 122 mijë euro të padeklaruara tek Dheu i Bardhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë kontrollit sot ka ndaluar për kontroll të detajuar një automjet të tipit BMW, ngjyrë e zezë.

Automjeti kishte hyrë në Republikën e Kosovës përmes Serbisë, ndërsa në të ndodheshin shoferi dhe tre pasagjerë, të gjithë shtetas të Rumanisë.

Personat e dyshuar fillimisht kanë deklaruar se nuk kanë asgjë për të deklaruar.

“Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët policorë dhe ata të Doganës së Kosovës, duke përdorur pajisje të specializuara, përfshirë video-kamerë kontrolli, në pjesë të ndryshme të automjetit është zbuluar një sasi e konsiderueshme parash të fshehura”.

Janë gjetur dhe janë sekuestruar mbi 122,000 euro dhe mbi 4,000 lei rumunë. Mjetet monetare të sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark