Insajderi
Lajme

Pogradec: 5-vjeçarja rrëzohet në shtëpi nga karrigia, dërgohet me urgjencë në spital

Insajderi
29 April 2026 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pogradec: 5-vjeçarja rrëzohet në shtëpi nga karrigia, dërgohet me urgjencë në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një e mitur 5 vjeç është rrëzuar nga karrigia në banesën e saj.

E mitura është dërguar menjëherë në spital nga familjarët. Pas ndihmës së parë mjekësore, 5 vjeçarja është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, shkruan vizionplus.tv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës”, njofton policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark