Insajderi
Sport

Pa fitues në gjysmëfinalen e parë mes Atletico Madridit dhe Arsenalit

Insajderi
29 April 2026 - 23:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pa fitues në gjysmëfinalen e parë mes Atletico Madridit dhe Arsenalit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nuk ka patur fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Arsenalit.

Dueli i zhvilluar në “Wanda Metropolitano” u mbyll me rezultatin 1:1.

Dy golat e shënuar erdhën nga pika e 11-metërshit.

Fillimisht, Arsenali kaloi në epërsi nëpërmjet sulmuesit Gyokeres në minutën e 44-të.

Në të 56-tën, sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez u tregua gjithashtu i saktë, duke e barazuar rezultatin.

Ndeshja e kthimit luhet pas gjashtë ditësh në “Emirates” të Londrës, ndërsa gjithçka mbetet ende e hapur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark