Insajderi
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar, gënjyen se posedonin kriptovaluta dhe morën 12 mijë euro

Insajderi
30 April 2026 - 09:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy të dyshuar, gënjyen se posedonin kriptovaluta dhe morën 12 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, ndërsa një tjetër është ende në arrati.

Sipas njoftimit të policisë, më 17 prill rreth orës 21:00 në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i veprës penale “Mashtrimi”, i cili kishte ndodhur në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Të dyshuarit, thotë policia, duke paraqitur rrejshëm se posedonin kriptovaluta, kanë organizuar takim me tre persona ( të dëmtuar), të cilët synonin të blinin kriptovaluta.

Përmes mashtrimit, të dyshuarit kanë përvetësuar shumën prej 12,000 euro (nga 4,000 euro secili).

“Pas marrjes së parave, të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes, nga dritarja e një lokali. Gjatë hetimeve në zhvillim, me 29.04.2026, personat e dyshuar po përgatisnin një rast të ngjashëm në rrugën ‘Ismail Reka’ në Kaçanik. Policia ka ndërhyrë me kohë, duke arrestuar të dyshuarit A. L.( 25 vjeç) dhe R.J ( 23 vjeç), ndërsa i dyshuari i tretë, i identifikuar nga policia, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar po ashtu prova materiale, përfshirë një makinë për numërimin e parave, një çantë dhe një veturë Golf 7.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark