Insajderi
Lajme

Policia nis hetimet për vdekjen e punëtorit në Pejë

Insajderi
30 April 2026 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia nis hetimet për vdekjen e punëtorit në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një punëtori në Pejë.

Në raportin 24 orësh thuhet se derisa i njëjti ka qenë duke punuar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

“HETIM I VDEKJES – Pejë 29.04.2026-12:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark