Hykmete Bajrami, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Lëivjza Vetëvendosje vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, kjo i ka quajtur këto konkurse “përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve”, shkruan Insajderi.
“Po, konkurset janë hapur disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, por pikërisht këtu qëndron problemi: a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje”, ka deklaruar ajo.
Sipas Bajramit,pozitat e shpallura janë:
Sekretar – Ministria e Mjedisit
Sekretar – Ministria e Shëndetësisë
Drejtor i Përgjithshëm – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, MPB
Zëvendësdrejtor – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
Zëvendësdrejtor – Agjencia e Regjistrimit Civil
Zëvendësdrejtor – Agjencia e Arkivave
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Arkivave
Drejtor Ekzekutiv – Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Zhvillimit të Rinisë
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Antidoping
Drejtor Ekzekutiv – KIESA
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Siguri Kibernetike
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Pronësi Industriale
Kryeinspektor – Ministria e Tregtisë
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kosovare për Standardizim
Drejtor i Thesarit – Ministria e Financave
Drejtor Ekzekutiv – AQP
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Kosovës për Pajisje Medicinale
Sekretar – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. /Insajderi.org/