Insajderi
Botë

Antonio Guterres: SHBA dhe Irani duhet të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë armëpushimin

Insajderi
30 April 2026 - 19:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Antonio Guterres: SHBA dhe Irani duhet të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë armëpushimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit të përmbahen nga veprimet që mund të rrezikojnë armëpushimin.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të rrezikojnë armëpushimin. Tani është koha për dialog. Për zgjidhje që mund të na tërheqin nga pragu i greminës. Dhe për masa që mund të hapin një rrugë drejt paqes. Bota është duke pritur”, tha Guterres gazetarëve

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta kundër objektivave në Iran, duke shkaktuar dëme dhe viktima. Më 7 prill, Uashingtoni dhe Teherani njoftuan një armëpushim dyjavor.

Negociatat pasuese në Islamabad përfunduan pa rezultate dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zgjati armëpushimin për t’i dhënë Iranit kohë për të paraqitur një “propozim të unifikuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark