Insajderi
Lajme

“Pajtueshmëria ekziston” – Lutfi Haziri konfirmon rikthimin e Vjosa Osmanit në garë me LDK-në

Insajderi
30 April 2026 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pajtueshmëria ekziston” – Lutfi Haziri konfirmon rikthimin e Vjosa Osmanit në garë me LDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se tashmë ekziston një pajtueshmëri mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentes Vjosa Osmani, për t’u bashkuar në një front të përbashkët zgjedhor, shkruan Insajderi.

Haziri konfirmoi se dy liderët janë duke mbajtur një takim të enjten, ku po diskutohen detajet e fundit të bashkëpunimit. Sipas tij, ky nuk është takimi i parë mes tyre dhe qëllimi mbetet i qartë: bashkimi i të djathtës.

“Mund të konstatoj se pajtueshmëria për një garë ekziston tashmë, për modalitetin dhe formën do të bëhet me dije pasi të arrihet pajtueshmëri e plotë”, deklaroi Haziri nw një paraqitje televizive në emisionin “Konfront” të KTV-së.

Ai u tregua i kujdesshëm kur u pyet nëse kjo nënkupton një rikthim formal të Vjosa Osmanit në strukturat e partisë nga e cila u largua vite më parë.

Haziri tha se këto janë “çështje që po diskutohen” dhe se detajet do të bëhen publike nga vetë protagonistët, Abdixhiku dhe Osmani.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark