Insajderi
  • Showbiz
  • Show

    Fejohet motra e Gjestit

    Insajderi
    30 April 2026 - 22:25
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    Fejohet motra e Gjestit
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej kohësh Blerina zgjodhi të tërhiqej plotësisht nga zhurma e rrjeteve sociale. Ajo kishte nevojë për qetësi, larg syrit të publikut. I vetmi vend ku ajo mban kontakt me ndjekësit është Snapchat-i.

    ​Pikërisht aty, ajo po ndan momente të ngrohta me personin e zemrës, që e ka ndihmuar të rigjejë buzëqeshjen. Por si u zbulua lajmi? Fejesa u konfirmua falë vetë fansave të Gjestit! Ata i kishin dërguar një buqetë me lule dhe një letër me urime për fejesën, të cilat Blerina i publikoi.

    Ndonëse tashmë nuk e fsheh unazën, ajo ka zgjedhur me të drejtë ta mbajë partnerin më privat meqenëse nuk dihet më shumë për identitetin e tij apo historinë e tyre të njohjes dhe dashurisë.

    ​Ndërsa e motra rigjen veten, vetë Gjesti ka gjetur forcën për një projekt të jashtëzakonshëm. Një imazh enigmatik i një deleje rozë nga labeli Three60”, ku etiketohet ai dhe DJ Gimbo, ka paralajmëruar diçka të madhe.

    ​Nga Prive By Liberta Spahiu përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” u konfirmua se artisti po punon intensivisht për një EP me plot 5 këngë. Ky projekt pritet të jetë rikthimi i tij më i fuqishëm! /Prive


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark