Insajderi
Lajme

43-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Insajderi
02 May 2026 - 08:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
43-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se dje në Prizren është gjetur pa shenja jete në fshatin Piranë të Prizrenit.

Njësitë policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendngjarje.Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur prova relevante. 

Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri (pistoletë), e cila, me urdhër të prokurorit, është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark