Një tentim vrasje ka ndodhur në Istog.
Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se, dy vëllezër janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë nga tre persona, të cilët gjenden në arrati.
I dyshuari kryesor për këtë rast është Vigan Qelaj, i cili bashkë me dy persona të tjerë dyshohet se kanë sulmuar viktimat Artor dhe Donat Maraj, në afërsi të autolarjes “Coco Wash 2”.
Sipas informacioneve, sulmi erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ndërsa njëri nga viktimat u ther në qafë, duke pësuar lëndime serioze, si dhe plagë në kokë dhe duar. Viktima tjetër ka pësuar lëndime në kokë, shpinë dhe duar.
Pas sulmit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhen në arrati.
Policia e Kosovës ka nisur kërkime intensive për kapjen e tyre, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse./sinjali/