Insajderi
Lajme

Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë

Insajderi
02 May 2026 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka filluar afati për aplikimin për certifikimin e partive të reja politike për pjesëmarrje në zgjedhje e parakohshme zgjedhore të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi tha se edhe, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, kësisoj, afati vlen vetëm për subjektet e reja politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

“Duke filluar nga data 2 maj dhe deri më 10 maj, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, tha Elezi.

Po ashtu, Elezi ka bërë të ditur edhe se, deri më 12 maj, partitë duhet të dorëzojnë listën e emrat e kandidatëve për deputetë.

“KQZ ka vendosur afatin 11-ditor, nga 2 maj deri më 12 maj 2026, për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandiatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark