Dy vëllezër u sulmuan dje në Istog me mjete të forta dhe thikë nga tre persona.
Sipas Indeksonline, ata janë Donat dhe Artor Maraj, ndërkaq të dyshuarit janë Dan, Dukagjin dhe Vigan Qelaj.
Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, teksa të dyshuarit gjenden në arrati.
“Dy viktima meshkuj kosovarë – vëllezër, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në veturën e tyre, në afërsi të një autolarjeje, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vijim është videoja e momentit kur ka ndodhur ngjarja.