Insajderi
Insporti

Barcelona nga sonte nis festën e titullit, nesër mund të shpallet kampion

Insajderi
02 May 2026 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona nga sonte nis festën e titullit, nesër mund të shpallet kampion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona nga sonte mund të nis festën e titullit të La Ligas.

Skuadra katalanase fitoi në udhëtim ndaj Osasunës, me rezultat 2-1.

Robert Lewadowski i dha epërsinë ”blaugranëve”, me golin e shënuar në minutën e 81-të.

Pesë minuta më vonë, Ferran Torres vulois këtë fitore me aromë kampioni.

Por Osasuna nuk u dorëzua, duke krijuar ”dramë” në minutat e fundit të ndeshjes, pasi ngushtoi rezultatin në 1-2, me golin e Raul Garcias, në minutën e 88-të.

Pas 34 ndeshjeve, Barcelona është lidere e tabelës me 88 pikë, 14 më shumë se Real Madridi, e cila nesër luan ndaj Espanyolit.

Nëse skuadra madrilene nuk arrin fitore, barcelona do të shpallet zyrtarisht kampion i Spanjës.

Në anën tjetër, Osasuna renditet në vendin e 10-të, me 42 pikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark