Insajderi
Lajme

Skemë mashtrimi me SMS në veri, viktima humb 500 euro

Insajderi
03 May 2026 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skemë mashtrimi me SMS në veri, viktima humb 500 euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i mashtrimit është raportuar në rrugën “Çeta e Minatorëve” në Mitrovicë të Veriut, ku një qytetare ka rënë pre e një skeme mashtruese përmes telefonit.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, kur ankuesja ka pranuar një mesazh në telefon, në të cilin i janë kërkuar të dhënat personale me arsyetimin se i kishte skaduar kartela bankare. Duke besuar në këtë informacion, ajo ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal.

Pas një kohe të shkurtër, nga llogaria e saj janë tërhequr 500 euro. Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar hetimi dhe rasti mbetet nën procedura hetimore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark