Insajderi
Lajme

BE: Përparimi i Kosovës në lirinë e shtypit duhet të ruhet

Insajderi
03 May 2026 - 11:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE: Përparimi i Kosovës në lirinë e shtypit duhet të ruhet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar sot se është inkurajuese të shihet Kosova duke u ngjitur për 15 vende në renditjen e Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij”.

Ajo theksoi se ky progres duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe institucionet politike.

“Ky përparim tani duhet të mbahet nga zyrtarët publikë dhe institucioni politik që ndajnë përgjegjësinë për sigurimin e një mjedisi që mbështet median”, nënvizoi Palatova.

Në njoftim, ndër të tjera, thuhet se BE do të vazhdojë mbështetjen e mediave dhe lirisë së shprehjes në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark