Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura në Prishtinë

Insajderi
03 May 2026 - 13:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për mashtrim kompjuterik, pas një operacioni të gjerë të realizuar në disa lokacione në Prishtinë dhe Suharekë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka bërë të ditur se më 02.05.2026 janë realizuar bastisje në pesë lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, sipas nenit 277/K të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bastisjet janë kryer në dy lokacione në fshatin Samadraxhë të komunës së Suharekës dhe në tri lokacione në qytetin e Prishtinës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 48,350 euro para të gatshme, dhjetë (10) vetura me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro, si dhe pajisje elektronike që pritet të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dy persona, të cilët janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa brenda afatit ligjor do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark