Insajderi
Lajme

Dita e Lirisë së Shtypit, Haxhiu: Informimi i saktë është shtyllë e demokracisë

Insajderi
03 May 2026 - 14:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dita e Lirisë së Shtypit, Haxhiu: Informimi i saktë është shtyllë e demokracisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që punojnë me integritet për ta mbajtur të saktë dhe të ndershme hapësirën publike.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se epoka jonë karakterizohet me ritëm të shpejtë informimi, ndaj sfidat për ta dalluar faktin nga interpretimi janë gjithnjë e më të mëdha.

Pos tjerash, ajo shtoi se roli i mediave profesionale dhe i gazetarëve të përkushtuar mbetet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve sepse, sipas saj, kur e vërteta cenohet, kur lajmi ngatërrohet me manipulim, kur gjysmë të vërtetat ia zënë vendin fakteve dhe kur interesat e fshehura flasin në emër të publikut, qytetari e humb orientimin dhe demokracia dobësohet.

“Hapësira publike ka nevojë për ndershmëri, për fakte, për verifikim dhe përgjegjësi. Këto janë vlera që e forcojnë besimin dhe e mbajnë të shëndetshme demokracinë tonë. Falënderoj të gjithë punonjësit e mediave që verifikojnë faktet, transmetojnë lajmet dhe i shërbejnë publikut me ndershmëri! Gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët dhe për Republikën”, thuhet në postimin e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark