Insajderi
Lajme

Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

Insajderi
04 May 2026 - 08:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shërbim i ri digjital që lidhet me regjistrimin e lindjes së fëmijëve pritet të prezantohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Gjinekologjisë.

Sipas komunikatës për media, kjo inciativë synon të lehtësojë procedurat për qytetarët, duke ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase për regjistrimin e lindjeve.

Në ceremoninë e lansimit do të jenë të pranishëm ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.

Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me fillim nga ora 13:30.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark