Insajderi
Lajme

Përmirësohet gjendja e 8-vjeçarit të lënduar nga aksidenti tragjik në Durrës

Insajderi
04 May 2026 - 09:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përmirësohet gjendja e 8-vjeçarit të lënduar nga aksidenti tragjik në Durrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

8-vjeçari i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ka kaluar momentalisht gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Siç shkruan Tch, ai pritet të kalojë në pavion por do të vijojë të ndiqet nga mjekët e Spitalit të Traumës për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti.

Kujtojmë se pasditen e së dielës, një aksident tragjik i mori jetën dy fëmijëve, Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa i lënduar mbeti shoku i tyre 8-vjeçar.

Ata u përplasën nga automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark