Insajderi
Lajme

254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj brenda një muaji

Insajderi
04 May 2026 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj brenda një muaji
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë një muaji, në Ferizaj janë shqiptuar 254 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugë.

Bazuar në të dhënat e Policisë Rajonale të Ferizajt, vetëm gjatë muajit prill 2026 janë shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes këtyre formave:

Duke u paraqitur drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor

Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Gjithashtu, nga Policia është theksuar se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve që raportojnë raste të tilla do të ruhet plotësisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark