Insajderi
Lajme

Komuna del me njoftim për banorët e lagjes Dardania, ndryshon qarkullimi në disa rrugë

Insajderi
04 May 2026 - 10:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komuna del me njoftim për banorët e lagjes Dardania, ndryshon qarkullimi në disa rrugë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga sot ka hyrë në fuqi ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania të Prishtinës.

Vendimi është marrë nga Kryetari i Kryeqytetit dhe vjen pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.

Sipas njoftimit zyrtar të Komunës së Prishtinës, rruga “Ilaz Kodra” tashmë do të funksionojë me një kah qarkullimi, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku” dhe duke vazhduar në drejtim të rrugëve “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”.

Ndërkohë, rrugët “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje qarkullimi, ashtu si më parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark