Insajderi
Lajme

Mbi 6 mijë fëmijë lindën brenda tre muajve në Kosovë

Insajderi
04 May 2026 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 6 mijë fëmijë lindën brenda tre muajve në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë tre muajve të parë të vitit, nga janari deri në mars, në Kosovë kanë lindur gjithsej 6 mijë e 465 fëmijë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në muajin janar kanë lindur 2 mijë e 308 fëmijë, prej të cilëve 1 mijë e 196 janë meshkuj dhe 1 mijë e 112 femra.

Në muajin shkurt janë regjistruar 2 mijë e 002 lindje, ku 1 mijë e 030 janë meshkuj dhe 972 femra.

Ndërsa, në muajin mars kanë lindur 2 mijë e 155 fëmijë, prej të cilëve 1 mijë e 113 janë meshkuj dhe 1 mijë e 042 femra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark