Insajderi
Lajme

Lëvizjet në Komunën e Prishtinës, Përparim Rama emëron drejtor anëtarin e LDK’së

Insajderi
04 May 2026 - 16:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lëvizjet në Komunën e Prishtinës, Përparim Rama emëron drejtor anëtarin e LDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë lëvizje nëpër drejtoritë e komunës.

Rama ka bërë të ditur se në drejtorinë e mobilitetit e ka emëruar Pëllumb Bajqinovcin, i cili është edhe asamblist aktual nga radhët e LDK’së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shkruan Insajderi.

“Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, duke kontribuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura. Gjithashtu, përvoja e tij si zëdhënës në Komunën e Prishtinës ka forcuar profilin e tij në komunikimin publik dhe bashkëpunimin me qytetarët”, ka thënë Rama.

Rama ka shkarkuar Sokol Havollin nga pozita e Drejtorit të Investimeve kapitale, duke e vendosur Zyhrije Pllanën. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark