Insajderi
Lajme

A do të hyjë Fatmir Limaj në listën e PDK’së? Flet nënkryetarja

Insajderi
04 May 2026 - 18:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do të hyjë Fatmir Limaj në listën e PDK’së? Flet nënkryetarja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shuar shpresat lidhur me mundësinë që Fatmir Limaj, kreu i Nismës Socialdemokrtare, të jetë pjesë e listës zgjedhore të këtij subjekti politik.

Çitaku në ‘Frontal’ të T7 deklaroi se nuk pret epilog më ndryshe lidhur me çështjen e përfshirjes së Limajt në listën e PDK’së, shkruan Insajderi.

“Synimi ynë është që ta bëjmë një listë sa më gjithëpërfshirëse. Po besoj që skena politike në Kosovë ka nevojë për figura të reja, personalitete të reja, shumë prej nesh kemi një jetë të tërë në politikë. Nuk është diskutuar fare çështja e zotërit Limaj dhe nuk pres që të ketë ndonjë epilog ndryshe nga ai që ishte në zgjedhjet e kaluara. Më shumë është temë që diskutohet në studio televizive, sesa në strukturat partiake të PDK-së”, deklaroi e dyta e PDK’së.

Limaj në zgjedhjet e kaluara ka bërë të ditur se ka bërë përpjekje që të përfshihet në listën e PDK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark