Insajderi
Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual

Insajderi
04 May 2026 - 21:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual, pas një hetimi të nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara nga një emision hulumtues televiziv.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, rreth orës 15:30 është arrestuar i dyshuari dhe më pas është dërguar në ndalim prej 48-orësh.

Njoftimi i PK:

Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, më datën 27.04.2026, pas pranimit të informacioneve nga një emision hulumtues televiziv, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetime lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale Ngacmim Seksual.

Si rezultat i veprimeve hetimore sot rreth orës 15:30, është arrestuar personi i dyshuar, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark