Insajderi
Lajme

Zogaj: Shtatorja e Adem Jasharit s’duhet të vendoset në çdo qytet

Insajderi
05 May 2026 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zogaj: Shtatorja e Adem Jasharit s’duhet të vendoset në çdo qytet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj ka deklaruar se shtatorja e heroit Adem Jashari, nuk duhet të jetë në çdo qytet të Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ai shtoi se këtë mendim e ndan edhe familja Jashari.

“Ky është mendim edhe i familjes Jashari, se shtatorja e Adem Jasharit nuk do duhej të ishte në të gjitha qytetet. Për mendimin tim personal, shtatorja e Adem Jasharit do duhej të ishte në Skenderaj, Prishtinë, Tiranë, Shkup, dhe jo në qytete të tjera”, tha Zogaj.

“Ndërtimi i këtyre shtatoreve në qytete të ndryshme ndoshta mund të jem i gabuar, po shpesh ka pasur individë që janë munduar përmes ndërtimit të shtatores së Adem Jasharit ta ngritin veten, apo të hyjnë në huj”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark