Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratën e nënkryetares së PDK’së, Vlora Çitakut, e cila tha se nuk diskutohet si mundësi që Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK’së.
Syla me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se të mbash në parti Nait Hasanin dhe, siç u shpreh ai, hajdukët e votave dhe të mos përfshish Fatmir Limajn, është standard i dyfishtë, shkruan Insajderi.
“Me majt Nait Hasanin, hajdukat e votave e mos me marre Fatmir Limajn në PDK, veç po duket standard i dyfishtë. Ai bile i kish pru afer 12K vota edhe 1 komune. Asnjë prurje tjeter e re e as e vjeter nuk besoj se kishte mundur me sjellë kaq për PDK”, ka deklaruar Syla.
Sipas tij, më lehtë do ta kthente PDK’ja Limajn sesa LDK’ja Vjosa Osmanin.
“Nje pajtim i te gjitha anëve nuk bene me dëme, ma shumë se që ka bërë deri tash”, ka përmbyllur shkrimin ai. /Insajderi.org/