Insajderi
Lajme

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, këtë vendim e mori

Insajderi
05 May 2026 - 20:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, këtë vendim e mori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, ndryshimet janë bërë në vendimin e Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022.

“Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Qeveria ka theksuar se ky vendim synon linjëzimin e politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark