Insajderi
Lajme

KRU “Prishtina”: Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë koha të mbyllen hesapet e vjetra

Insajderi
06 May 2026 - 10:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU “Prishtina”: Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë  koha të mbyllen hesapet e vjetra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë paralajmërim për pagimin e borxheve.

Në një mesazh publik, KRU-ja deklaron se tani është koha të mbyllen hesapet e vjetra.

“Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa më shpejt”, shkruan KRU-ja.

Mesazhi kreativ i kompanisë së ujësjellësit, synon bindjen e konsumatorëve që të paguajnë obligimet financiare, ka thënë zëdhënsja e KRU-së, Arjeta Mjeku.

Njoftimi:

Ka ardhur koha me i mbyll hesapet e vjetra e me e pasë shpirtin rahat. Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa ma shpejt.

Mos e leni nesër atë që mundeni me pagu sot, se nesër vjen me kujtesë ma t’fortë.

Pagesa e borxheve sjell:

 Fytyrë t’bardhë

Gjumë t’rehatshëm

Marrëdhënie t’mira

Shpëtim prej mesazheve t’papritura

Afati: Sa ma shpejt, aq ma mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark