Aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Krimeve Ekonomike, i nisur në mëngjesin e së mërkurës, ka përfunduar.
[Lajm i edituar]
Gazeta Insajderi merr vesh që Bashkim Shaqirit, me pozitë udhëheqëse në Agjencinë Kadastrale, po i bastiset shtëpia. Në kërkim është edhe Mejreme Bajrami, e cila ditën e sotme nuk ka qëlluar në vendin e punës.
Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht lidhur me bastisjen, e cila kishte të bëjë lidhur me çështje të pronave.
Avokatja, Majlinda Sadikaj, e kontaktuar nga Gazeta Insajderi, ka deklaruar se ndaj klientit të saj, Bashkim Shaqirit, ende janë duke u kryer procedura e bastisjes.
“Klienti im ende nuk është i arrestuar për momentin është duke u kryer procedura e bastisjes në shtëpinë e tij”, ka deklaruar ajo.