Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen në zgjedhjet e 7 qershorit, ku afati i regjistrimit është 6 deri më 17 maj.
Kurti ndër të tjera përmes një adresimi me video, iu është ankuar mërgatës se opozita po e bllokojnë atë, shkruan Insajderi.
“Të dashur mërgimtarë, populli i Kosovës brenda dhe jashtë vendit foli qartë më 28 dhjetor. Madje më qartë se asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës. Ky zë i qartë i juaji erdhi pas 10 muajsh bllokade për të pamundësuar krijimin e qeverisë të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Fitorja e 9 shkurtit 2025 ishte bindëse. Të vetmën përgjigje ndaj votës qytetare opozita e kishte bllokadën”, deklaroi Kurti.
“Fitorja e 28 dhjetorit ishte edhe më bindëse. Sërish me mëndësinë e njëjtë opozita, bllokadën. Provuam gjithçka, ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje. Refuzim, se refuzim. Këta në thelb nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor. Këta po thonë: Qytetarët votojnë, por ne me matematikat tona do ta prishim vullnetin e tyre të shprehur. Dhe, kështu e dërguan vendin sërish në zgjedhje, me shpresën që e rrëzojnë qeverinë tonë të mirë dhe të drejtë”, tha më tej ai.
“Ata mendojnë që do ta lodhin popullin, do të lodhen vetë”, e përmbylli Kurti. /Insajderi.org/