Insajderi
Lajme

Krasniqi viziton Kadri Veselin: Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre

Insajderi
06 May 2026 - 17:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi viziton Kadri Veselin: Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka realizuar një tjetër vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-kryetarin e PDK-së dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Përmes një postimi publik, Krasniqi ka theksuar se, pavarësisht viteve të gjata dhe të vështira të procesit gjyqësor, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë të ruajnë dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi.

“Sot, një tjetër vizitë në Hagë, për ta takuar Kryetarin Kadri Veseli. Edhe pas gjithë këtyre viteve të gjata e të vështira, ai dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë ta mbajnë lart dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.

Ai e ka përshkruar Veselin si të palëkundur në bindjet e tij dhe me një dashuri të madhe për Kosovën, duke nënvizuar se pritja e gjatë dhe shtyrjet e vazhdueshme të vendimit po e rëndojnë procesin.

“Si gjithmonë, i fortë në bindjet e tij, me dashuri të pashuar për Kosovën dhe me mall të madh për njerëzit dhe vendin e vet. Kjo pritje e gjatë nuk është e lehtë për askënd, sidomos kur vendimi vazhdon të shtyhet dhe procesi zvarritet pafundësisht”, thuhet në postim.

Krasniqi ka ritheksuar besimin në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe ka kërkuar që procesi të përfundojë sa më shpejt me një vendim të drejtë dhe të pandikuar.

“Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre aty ku përkasin: në atdheun e tyre, pranë familjeve dhe popullit të Kosovës. Deri atëherë, keni të fala të gjithë nga Kryetari dhe shokët e tij!”, ka përfunduar Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark