Insajderi
Insporti

PSG mban epërsinë në Mynih dhe prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi

Insajderi
06 May 2026 - 23:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PSG mban epërsinë në Mynih dhe prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni në Liga e Kampionëve.

Parisienët do të shkojnë në Budapest për ta mbrojtur titullin që e fituan sezonin e kaluar, pasi eliminuan Bayern Munich në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë në Paris u mbyll me fitore të ngushtë, por me shumë gola, 5:4 për vendasit.

Kurse sonte në Mynih, ndeshja ishte krejt ndryshe, pasi u shënuan vetëm dy gola, nga një për secilin ekip.

Ishte Ousmane Dembélé i cili realizoi në minutën e tretë të ndeshjes, pas asistit nga Khvicha Kvaratskhelia.

Më pas, të dy ekipet patën raste të shumta, por nuk pati gola deri në minutat shtesë.

Aty, Harry Kane arriti të realizojë për të barazuar shifrat sonte, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për të evituar eliminimin.

Kësisoj, Paris Saint-Germain kualifikohet në finale, ku do të përballet me Arsenal, që mbrëmë e mposhti Atlético Madrid.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark