Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj, përdori armën e zjarrit pas një mosmarrëveshjeje

Insajderi
07 May 2026 - 10:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Ferizaj, përdori armën e zjarrit pas një mosmarrëveshjeje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin se ka përdorur armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:15.

Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur një gëzhojë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark