Insajderi
Lajme

Humbja e jetës së foshnjës pasi lindi në tualetin e emergjencës, deklarohet Prokuroria e Ferizajt

Insajderi
07 May 2026 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Humbja e jetës së foshnjës pasi lindi në tualetin e emergjencës, deklarohet Prokuroria e Ferizajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e humbjes së jetës së foshnjës, e cila lindi në tualetin e Emergjencës së Ferizajt.

Në njoftimin e Prokurorisë, bqëhet e ditur se është iniciuar rast me vepër penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, teksa e dyshuara ndodhet në trajtim në Gjinekologjinë e Ferizajt, shkruan Insajderi.

“Me vendim të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML)”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark