Insajderi
Botë

Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump

Insajderi
08 May 2026 - 23:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se është informuar për rastet e hantavirusit dhe se situata, sipas tij, mbetet “nën kontroll”.

“Shpresojmë se është shumë nën kontroll”, u tha Trump gazetarëve në Uashington.

Ai shtoi se çështja po trajtohet nga ekipe të specializuara.

“Kemi shumë njerëz, shumë njerëz të shkëlqyer, që po e studiojnë. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh presidenti amerikan.

I pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për përhapjen e mundshme të sëmundjes, Trump u përgjigj: “Shpresoj që jo”, duke theksuar se autoritetet po bëjnë “më të mirën e mundshme”.

Ndërkohë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e kanë klasifikuar shpërthimin e hantavirusit si reagim emergjent “Niveli 3”, niveli më i ulët i aktivizimit të emergjencës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shpërthimi deri tani ka shkaktuar pesë raste të konfirmuara, përfshirë tre viktima, mes pasagjerëve të një udhëtimi detar.

Anija MV Hondius, me rreth 150 pasagjerë dhe ekuipazh nga 23 vende, ishte nisur nga Argjentina dhe kishte kaluar Atlantikun përpara se të raportoheshin rastet e sëmundjes së frymëmarrjes pranë Kepit të Gjelbër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark