Insajderi
Lajme

“Janë vërejtur …”, vdekje e dyshimtë në Suharekë, nisin hetimet

Insajderi
09 May 2026 - 09:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Janë vërejtur …”, vdekje e dyshimtë në Suharekë, nisin hetimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Suharekë.

Policia është njoftuar mëngjesin e së premtes, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, nga Emergjenca e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person rreth 52-vjeç është dërguar aty pa shenja jete.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa, siç ka thënë ai, janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë”- ka thënë zëdhënësi Shaqir Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark