Insajderi
Lajme

Digjen një kamion dhe një autobus në një servis në Pejë

Insajderi
09 May 2026 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Digjen një kamion dhe një autobus në një servis në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një autobus dhe një kamion janë djegur në parkingun e një servisi në fshatin Katund i Ri në Pejë dje në orët e hershme të mëngjesit.

Zjarrin e vërejti policia e cila po patrullonte.

Nga ky incident nuk ka të lënduar, por dëme u shkaktuar edhe te disa automjete tjera të parkuara dhe një pjesë të objektit.

“Fsh. Katundi i Ri,  Pejë 08.05.2026 – 03:45.  Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur  një zjarr, ku duke u djegur ishte një kamion dhe një autobus në parkingun e një servisi. Njësitë relevante, zjarrfikësit eksperti i zjarrit, kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar: një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura. Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet,  nuk ka persona të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha policia në raportin 24-orësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark