Insajderi
Showbiz

Urimi i veçantë i Elijonës për ditëlindjen e Klodit

Insajderi
09 May 2026 - 09:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Urimi i veçantë i Elijonës për ditëlindjen e Klodit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Finalistët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Elijona dhe Klodi, kanë tërhequr vëmendjen e mediave ditët e fundit teksa po kalojnë disa ditë pushimi së bashku në Bodrum të Turqisë.

Ky udhëtim i përbashkët ka nxitur diskutime të shumta për një romancë të mundshme mes dyshes pas përfundimit të formatit. Ndërkohë që ndjekësit presin për ndonjë konfirmim, Elijona ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen Klodit me një postim që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin.

​Përmes një fotografie krah tij me një pamje nga perëndimi i diellit, ajo e ka uruar me humor, duke rikthyer dinamikën e tyre nga shtëpia. Elijona nuk e ka kursyer një ngacmim të drejtpërdrejtë kur i shkruan: “Qysh more me këto vite dhe hala s’je rehatuar?”.

Kjo fjali është e njohur për ndjekësit, pasi ajo e thumbonte shpesh për moshën dhe për situatat që krijonte gjatë qëndrimit në reality show-t.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark