Insajderi
Lajme

Reshjet e shiut s’i ndalin kosovarët në lëvizjet drejt Shqipërisë-Ja sa persona kaluan kufirin në 24 orët e fundit

Insajderi
09 May 2026 - 17:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reshjet e shiut s’i ndalin kosovarët në lëvizjet drejt Shqipërisë-Ja sa persona kaluan kufirin në  24 orët e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë mbetet i lartë.

Qytetarët e Kosovës vijojnë të zgjedhin vendin e Shqipërisë për të kaluar fundjavat, kryesisht në zonat bregdetare, ku një pjesë e tyre kanë edhe banesat apo pronat e tyre.

“Jam nga Ferizaji. Do të dalim pak për qejf. Çdo dy muaj, për dy tre ditë këtu vijmë e kalojmë fundjavë”, tha një qytetar i Kosovës për rtsh.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën Kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete. Sipas të dhënave, fluksi është në rritje nga java në javë me afrimin e sezonit veror.

Ndërkohë, prej datës 1 maj ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, çka ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në kufi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark