Drita shpallet kampione e Kosovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Drita shpallet kampione e Kosovës

    Insajderi
    09 May 2026 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FC Drita arriti të shënojë fitore ndaj FC Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

    Me këtë fitore skuadra nga Gjilani, e vulos çështjen e kampionit për sezonin 2025/26.

    Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 24-të ku autor ishte  Besnik Krasniqi.

    Ndërsa goli I dytë në ndeshje erdhi në minutën  e 85-të ku autor ishte Abdoul Dante.

    Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 në favor të Dritës, ndërsa me këtë rezultat, Drita shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e parë,  11 pikë më shumë se Ballkani, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

    Kjo është hera e pestë në histori të klubit të “Intelektualëve” që arrijnë të shpallen kampion.

    Pas kësaj  arritje, FC Drita arrin gjithashtu edhe kuotën për pjesëmarrje në Champions League sezonin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark